Spektakël në “Bernabeu”, Bayern-i mund Realin në ndeshjen e parë dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales

7 Prill 2026, 23:21 / SPORT ALFA PRESS

Spektakël në “Bernabeu”, Bayern-i mund Realin në

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”, duke triumfuar me rezultatin 1-2.

Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll nisi menjëherë me spektakël, me bavarezët që tentuan të gjenin golin në fillim me Upamecanon. Kundërpërgjigja e madrilenëve nuk mungoi, të cilët iu afruan avantazhit me Vinicius dhe Mbappe.

Gjithsesi, katër minuta nga fundi i pjesës së parë, Gnabry gjeti të lirë Luis Diaz, me këtë të fundit që ndëshkoi Lunin.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para për bavarezët, të cilët shënuan dhe golin e dytë në minutën e 46’ me anë të Harry Kane, i cili ndëshkoi sërish Lunin.

“Los Blancos” u zgjuan dhe provuan disa herë për të rihapur lojën, me Mbappe që shënoi në minutën e 74’, duke sjellë drithërima në kampin gjerman.

Gjithsesi, ekipi i Kompany arriti të ruante rezultatin pjesën e mbetur të lojës, duke marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë dhe duke shkuar të qetë në të dytën, ndërsa Realit do t’i duhet një ‘remontada’ për të kaluar në gjysmëfinale.

 

Po ndodh...

ide