Ora e fundit nga skadimi i ultimatumit për Iranin/ Papa Leo XIV kritikon Trumpin: E papranueshme, po nxit luftë të ashpër!

7 Prill 2026, 21:50 / BOTA ALFA PRESS
Ora e fundit nga skadimi i ultimatumit për Iranin/ Papa Leo XIV kritikon

Papa Leo XIV ka reguar në lidhje me kërcënimet kundër popullsisë së Iranit për të cilat ka thënë se janë "të papranueshme".

Reagimi i Papës vjen disa minuta nga afati i fundit që Presidenti i SHBA-së Donald Trump caktoi për gapjen e Ngushticës së Hormuzit ose në të kundërt paralajmëroi se "një qytetërim i tërë do të vdesë sonte" në një postim në rrjetet sociale që tronditi udhëheqësit botërorë.

"Sot, siç e dimë të gjithë, pati këtë kërcënim kundër të gjithë popullit të Iranit dhe kjo është vërtet e papranueshme", tha Papa në lidhje me këcënimet e ngritura nga Trump.

Ndërsa shtoi më tej se bëhet fjalë për çështje morale në të mirën e popujve (të botës).

“Sigurisht që ka çështje të së drejtës ndërkombëtare këtu, por edhe më shumë se kaq, është një çështje morale për të mirën e popujve (të botës)", shtoi Papa.

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme Papa Leo, është shfaqur mjaft kritik ndaj SHBA-ve që sipas tij po agravojnë më keq situatën.

Kujtojmë se javën e shkuar, Papa i bëri thirrjen e tij të parë të drejtpërdrejtë Trumpit që të gjente një mënyrë e t’i jepte fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër Trump vijon me kërcënimet për rrënimin e Iranit në rast se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet.

Po ndodh...

ide