Silvinjo lë jashtë ndeshjes me Anglinë dy titullarë, rezikojnë sfidën e “play-off”
16 Nëntor 2025, 16:07 / SPORT

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit.
Trajneri i kuqezinjve Silvinjo është i kushtëzuar nga kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë të mungojnë në “play-off” në rast ndëshkimi.
Për këtë arsye, ai ka lënë jashtë dy titullarë. Mario Mitaj dhe Juljan Shehu do e ndjekin ndeshjen me Anglinë nga tribuna.
Ata shihen si të rëndësishëm për trajnerin, i cili dëshiron të mos i rrezikojë për “play off”-in. Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami, janë tre lojtarët e tjerë që rrezikojnë të mungojnë në rast ndëshkimi.
Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 18:00.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
