Shifra e pabesueshme, Arsenali ka kaluar 117 minuta këtë sezon në goditje nga këndi

Arsenali në këtë sezon po kryeson kampionatin anglez dhe është favoriti kryesor për titullin, por ka treguar edhe në Ligën e Kampioneve që është një ekip me pretendime pasi ka dominuar si i pari fazën në grup të turneut.
Gjithçka është e bazuar mbi një punë të jashtëzakonshme që ka bërë Mikel Arteta dhe stafi i tij, duke studiuar çdo gjë në detaj. Dhe një nga detajet e këtij sezoni janë goditjet nga këndi, që janë kthyer në armën më të fortë të Arsenalit që ka shënuar shumë gola nga ekzekutime të tilla. Puna e francezit Nikolas Zhove, një specialist i goditjeve standarde, i ka transformuar goditjet nga këndi në një armë të vërtetë taktike. Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara nga OPTA, të cilat përshkruajnë një situatë unike në futbollin anglez.
Këtë sezon, Arsenalit i janë dashur gjithsej 117 minuta për të ekzekutuar goditjet nga këndi në Premier Ligë në 27 ndeshje, duke vendosur gjithashtu rekordin për kohën mesatare më të gjatë para se të rifillojë loja: 44 sekonda.
Këto shifra tregojnë se sa shumë vëmendje i kushtohet çdo detaji, nga pozicionimi i lojtarëve te lëvizjet e studiuara me kujdes për të befasuar mbrojtjet kundërshtare. Një armë e cila deri tani ka rezultuar shumë efikase, edhe pse praktikisht më shumë se një ndeshje e këtij kampionati ka shkuar me lojtarët e Arsenalit duke përgatitur një goditje këndi.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128