Gaz lotsjellës në Xhami, përplasje dhe molotovë/ Çfarë ndodhi në protestën e Partisë Demokratike

20 Shkurt 2026, 22:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Gaz lotsjellës në Xhami, përplasje dhe molotovë/

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të premteje (20 shkurt 2026), protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e tij.

Protesta nisi fillimisht në mënyrë paqësore në orën 16:00, me fjalën e aktores Rajmonda Bulku dhe më pas vijoi me përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Berisha deklaroi dhe premtoi edhe një herë se do të largojnë qytetarët ose do të largohet vetë. Berisha bëri më tej një paralelizëm mes regjimit komunist dhe situatës aktuale politike, teksa u shpreh se Edi Rama i ka ditët e numëruara.

“Nderim përjetë atyre guximtarëve që si luanë u sulën mbi shtatoren e diktatorit, e përmbysën atë dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura komuniste.

Ne nderojmë sot këtë datë me mirënjohje të thellë dhe frymëzim të madh, me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara.

Miqtë e mi, 35 vite më parë, shqiptarët kurrë nuk do mendonin se 35 vite më vonë do ndodheshin para një regjimi. Sigurisht jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë aspekte.

Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë pushtetet e vendit do ishin në duart e një krimineli të pashembullt historik pas Enver Hoxhës, pushtet e vendit në duart e një tradhtari që do nxijë gjithnjë historinë kombëtare për aktet e tij të tradhtisë ndaj kombit dhe vendit, do ishin në duart e një njeriu që do plaçkiste Shqipërinë sa askush tjetër në historinë tonë.

35 vite më parë ata burra e gra që kaluan mbi autoblinda, snajperë, mitralozë, për votën e lirë, dinjitetin njerëzor nuk mund të besonin se 35 vite më vonë përsëri do rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën”, tha Berisha.

Pas përfundimit të fjalës së Berishës, protesta u tensionua. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë për disa minuta.

Gjatë përplasjes, një prej molotovëve preku edhe autobotin me ujë të policisë, por flakët u shuan menjëherë. Forcat e rendit ndërhynë për të larguar turmën dhe për të stabilizuar situatën.

Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit, ku tensionet vijuan. Në zonë u shtuan forcat e policisë, ndërsa pati sërish momente përplasjeje dhe hedhje mjetesh ndezëse. Situata vijoi me tensione për disa orë, me moltov nga protestuesit dhe gaz lotësjellës nga policia.

Gazi lotsjellës i përdorur nga policia nuk ka kursyer as besimtarët myslimanë, të cilët po kryenin ritet fetare brenda Xhamisë së Namazgjasë në momentin e përplasjeve.

Për shkak të përhapjes së gazit në zonë, shumë prej tyre janë detyruar të ndërpresin faljen dhe të largohen me nxitim nga ambientet e xhamisë.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë sollën edhe persona të lënduar. Kandidatja për deputete e PD-së, Senida Mehmeti, u lëndua në ballë. Sipas raportimeve, ajo dyshohet të jetë goditur me plumb gome.

Gjithashtu, një protestues dyshohet se u asfiksua nga gazi lotsjellës dhe humbi ndjenjat për disa momente, duke marrë ndihmë në vendngjarje.

Po ndodh...

ide