Protesta e opozitës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Deputeti i PD mori plagë, një qytetar u intoksikua nga gazi dhe…
20 Shkurt 2026, 23:41 / POLITIKË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar mbrëmjen e sotme pas përfundimit të protestës së opozitës, në lidhje me pasojat shëndetësore që pësuan qytetarët dhe deputetët.
Mësohet se një person pati probleme intoksikimi nga gazi dhe ishte trajtuar në spital. Bashkë me të edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili e rrëfeu momentin e incidentit live në “News 24”, teksa tregoi se kishte marrë dëmtime në pjesën e gishtave.
“Një protestues i intoksikuar, por gjendja është stabël. Deputeti Luçiano Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja e tij paraqitet stabël”, bëri me dije MSHMS.
Nuk ka ende të dhëna për të lënduar të tjerë mes deputetëve, qytetarëve apo policëve.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128