Seria A/ Dy shqiptarë në fushë, Milan mban hapin e Interit
18 Janar 2026, 23:03 / SPORT
Dy shqiptarë ishin titullarë në San Siro në ndeshjen Milan-Lecce.
Ylber Ramadani për miqtë dhe Ardon Jashari për vendasit e nisën nga fillimi ndeshjen dhe u zëvendësuan në minutat e fundit të saj.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ramadani, ishte lojtari që vrapoi më shumë, me 11,5 km të përshkruara, ndërsa Jashari ishte i treti, me 11,2 km, shkruan A2.
Ndërkohë, Niklas Fullkrug ishte heroi i Milanit në këtë sfidë. Sulmuesi gjerman u aktivizua në minutën e 73-të të takimit, teksa vetëm 3 minuta i mjaftuan për të shënuar golin e vetëm të sfidës, duke arkivuar 3 pikë të arta për kuqezinjtë.
Kjo ishte fitorja e 13-të në kampionat për Milanin, që mban ritmin e Interit kryesues, duke mbetur 3 pikë pas zikaltërve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128