Sarri e tradhtoi duke e përjashtuar edhe nga Kupa, zbulohet paga e majme që përfiton Hysaj te Lacio

Elseid Hysaj duket se ka hyrë në kapitullin e fundit të aventurës së tij te Lazio. Fillimisht, Lacio e la jashtë listës së Serisë A rreth dhjetë ditë më parë, duke e justifikuar vendimin me dëmtimin që Hysaj pësoi kundër Anglisë.
Megjithatë, sinjalet e fundit tregojnë se situata ka kaluar përtej aspektit fizik. Trajneri e ka lënë sërish jashtë edhe për Kupën e Italisë, në duelin ndaj Milanit, pavarësisht se për këtë kompeticion lejohet grumbullimi i të gjithë lojtarëve të gatshëm. Lista e publikuar nga stafi teknik nuk përfshin emrin e Hysajt, një lëvizje që mediat italiane e interpretojnë si konfirmim se mbrojtësi nuk bën më pjesë në planet e klubit.
Ndërkohë “transfermarkt.it” ka zbuluar edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te Lacio, teksa bie në sy paga e lartë e mbrojtësit shqiptar. Elseid Hysaj merr bruto 3.7 milionë euro në vit, i katërti më i paguar te kryeqytetasit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
