Rubin Hebaj surprizon me ekipin e tij të ri
9 Shtator 2024, 19:57 / SPORT

Rubin Hebaj nuk është më lojtar i Al Orobah në Arabinë Saudite. 26-vjeçari nga Shkodra vendosi që të mbyllte aventurën me këta të fundit vetëm pas 6 muajsh, për të nisur një të re në Tunizi.
Hebaj është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i CS Sfaxien, një ekip nga Tunizia që militon në elitën e futbollit vendas. Rubin Hebaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me këtë klub.
Në Shqipëri, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. Gjithashtu, Hebaj ka pasur aventura në Ukrainë, Slloveni, Uzbekistan dhe Maqedoninë e Veriut.
Hebaj bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar që do të luajë në Tunizi.
-
Qipro-Kosovë/ Dopietë e Muriqit, “Dardanët” në avantazh të dyfishtë
9 Shtator, 19:28 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


