Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata
28 Prill 2026, 15:23 / AKTUALITET
Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur i biri, juristi Çlirim Gjata, përmes një njoftimi publik.
“Të nderuar miq! Me hidhërim ju njoftoj se babai, Rustem Gjata, ndërroi jetë sot. Procesioni bëhet nesër, e mërkurë, dt. 29 prill, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia funerale Alba 2000, te Rruga e Durrësit. Me respekt, Çlirim Gjata”, thuhet në njoftim.
Rustem Gjata ka mbajtur detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke lënë gjurmë në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, më 29 prill, në orën 11:00, me nisje nga shtëpia funerale Alba 2000, në Rrugën e Durrësit.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128