Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare, në epokën e inteligjencës artificiale

Këngëtarja e njohur botërore, Taylor Swift, ka ndërmarrë një hap të pazakontë ligjor për të mbrojtur identitetin e saj artistik në epokën e inteligjencës artificiale.
Sipas dokumenteve zyrtare, Swift ka paraqitur një kërkesë në United States Patent and Trademark Office (USPTO) për të regjistruar zërin e saj si markë tregtare. Ky veprim synon të parandalojë përdorimin e paautorizuar të zërit të saj, sidomos në një kohë kur teknologjitë e AI-së po e bëjnë gjithnjë e më të lehtë imitimin e zërave të personave publikë.
Në dosjen e dorëzuar, artistja ka përfshirë edhe mostra audio që nisin me frazën “Hej, është Taylor”, të cilat përdoren për të komunikuar me fansat dhe për të promovuar projektet e saj. Këto materiale lidhen me albumin e saj më të fundit, “The Life of a Showgirl”, i publikuar në fillim të tetorit.
Përveç materialeve audio, në aplikim është përfshirë edhe një fotografi e artistes në skenë, duke e bërë kërkesën më të plotë në aspektin e identitetit vizual dhe zanor.
Ky zhvillim vjen në një moment kur shqetësimet për përdorimin e zërit dhe imazhit nga inteligjenca artificiale janë në rritje të ndjeshme. Teknologjitë e reja kanë mundësuar krijimin e përmbajtjeve të rreme, por shumë realiste, duke rritur rrezikun e dezinformimit dhe manipulimit.
Vetë Swift ka reaguar më herët ndaj këtyre fenomeneve. Në shtator të vitit 2024, ajo kritikoi publikisht publikimin e një imazhi të rremë të saj në një faqe që lidhej me fushatën e Donald Trump, duke e cilësuar situatën si një rrezik serioz për besueshmërinë dhe informacionin publik.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128