Marrëveshja energjetike/ Rama pret në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi
28 Prill 2026, 12:45 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Kjo e fundit do të jetë e pranishme në një marrëveshje në sektorin e energjisë mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe një kompanie amerikane.
Kujtojmë se ambasadorja Guilfoyle zhvilloi në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ndërkohë, mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes që do të nënshkruhet sot.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128