
“Kosova është Serbi”, ultrasit qipriotë me baner skandaloz në sfidën e Ligës së Kombeve

9 Shtator 2024, 19:25 / SPORT
Kosova po triumfon me rezultatin 0-4 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve një sfidë që po e dominon në të gjitha aspektet.
Megjithatë, ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku që lojtarët e Kosovës refuzuan të luajnë, pasi në stadium u shfaq një baner skandaloz me përmbajtje urrejtjeje “Kosova është Serbi”.
Tifozët qipriot kanë shfaqur këtë baner gjatë pjesës së parë të takimit, duke e shtyrë gjyqtarin që ta ndërpresë takimin për disa minuta deri në heqjen e banerit me përmbajtje urrejtjeje.
GJithashtu u bë e mundur edhe nxjerrja jashtë stadiumit e tifozëve përgjegjës për këtë akt të shëmtuar.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
Nga Sidi Hasanaj
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Nga Lufti Dervishi

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
Nga Neritan Vladi

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128