Nga historiku deri tek kapaciteti/ Ja kush janë 10 stadiumet gjermane ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Europian

Mbrëmjen e djeshme startoi Kampionati Europian “Euro 2024”, event madhështor futbolli, që do të mbajë mbërthyer para ekranit miliona tifozë.
Gjermania, e cila organizon një ngjarje kaq të madhe pas 18 vjetësh, është investuar shumë për t’i ofruar futbolldashësve një kampionat spektakolar, falë një infrastrukture moderne dhe organizimi model.
Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në Berlin, Munich, Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Gelsenkirchen, Dortmund, Cologne, Frankfurt dhe Leipzig.
Më së shumti ndeshje do të zhvillohen në fushën e Stadiumit Olimpik (kapaciteti 71.000 ulëse) në Berlin, në Arenën e Mynihut (66.000) dhe në stadiumin e Dortmundit (mbi 80.000 ulëse) – aty luhen nga gjashtë ndeshje në EURO 2024.
Në Berlin do të zhvillohen finalja, një çerekfinale dhe katër ndeshje të tjera.
EURO 2024 u hap më 14 qershor në Mynih, ku u përballen Gjermania dhe kombëtarja skoceze, me një rezultat fantastik të vendasve 5-1 kundrejt skocezëve.
OLYMPIASTADION (Berlin)
Kapaciteti: 74 mijë tifozë
Skuadra: Hertha Berlin

Në stadiumin e kryeqytetit organizohet çdo finale e Kupës së Gjermanisë prej vitit 1985. Në Olympiastadion u luajt finalja e Botërorit 2006 mes Italisë dhe Francës.
Ndërkohë në 2015 u zhvillua edhe finalja Champions League: Barcelona-Juventus.
6 takime do të luhen në këtë stadium, përfshirë finalja e madhe dhe një nga duelet çerekfinale.
RHEINENERGIESTADION (Koln)
Kapaciteti: 49 mijë tifozë
Skuadra: Koln

Në vitin 2020 priti finalen e Europa League mes Sevillas dhe Interit. Ky stadium u rikonstruktua në 2006 për llogari të Kupës së Botës.
5 sfida në “RheinEnergieStadion” në Euro 2024, mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.
SIGNAL IDUNA PARK (Dortmund)
Kapaciteti: 81 mijë tifozë
Skuadra: Borussia Dortmund

Një ndër stadiumet më të veçanta në Gjermani dhe jo vetëm, falë tribunës së famshme “Muri i verdhë”.
Këtu u luajt finalja e UEFA-s e vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Alavesit. 6 duele do të zhvillohen në këtë stadium, mes tyre një nga gjysmëfinalet.
MERKUR SPIEL-ARENA (Dusseldorf)
Kapaciteti: 51 mijë tifozë
Skuadra: Fortuna Dusseldorf

Stadiumi i kryeqytetit të North Rhine-Westphalia, aty ku DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka vendosur që të luhen 5 ndeshje të Euro 2024. Duke përfshirë edhe një nga çerekfinalet.
DEUTSCHE BANK PARK (Frankfurt)
Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Eintracht Frankfurt

Në këtë stadium u zhvilluan finalja e UEFA-s për femra në vitin 2002 dhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 mes Brazilit dhe Francës.
5 takime të Europianit janë programuar, mes tyre një sfidë e raundit të 1/8-ve.
VELTINES ARENA (Gelsenkirchen)
Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Schalke 04

Këtu u përballen Porto dhe Monaco në finalen e Champions League 2004, stadium që priti edhe çerekfinalen e Botërorit 2006: Angli-Portugali.
Në program janë 4 përballje të Euro 2024, duke llogaritur edhe një duel të raundit të 1/8-ve.
VOLKSPARKSTADION (Hamburg)
Kapaciteti: 52 mijë tifozë
Skuadra: Hamburg

Stadium ku Atletico Madrid dhe Fulham u sfiduan në finalen e Europa League 2010. Por ku u mbajt edhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006: Itali-Ukrainë.
5 ndeshje në këtë stadium, mes tyre dhe një çerekfinale e Euro 2024.
RED BULL ARENA (Leipzig)
Kapaciteti: 43 mijë tifozë
Skuadra: Leipzig

Priti disa ndeshje të fazës së grupeve në Gjermani 2006 dhe sfidën Argjentinë-Meksikë, raundi i 1/8-ve.
DFB e ka përzgjedhur si stadium ku do të luhen 4 takime të Euro 2024. Edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.
ALLIANZ ARENA (Munich)
Kapaciteti: 70 mijë tifozë
Skuadra: Bayern

Bayerni dhe Chelsea u përballen mes tyre në këtë stadium në finalen e Champions League 2012. Por edhe Italia dhe Belgjika në çerekfinalen e Euro 2020.
Allianz Arena pret 6 sfida të Euro 2024, më e forta një nga gjysmëfinalet.
MHPARENA (Stuttgart)
Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Stuttgart

U luajt finalja për vendin e tretë e Kupës së Botës 2006. Mes Gjermanisë vendase dhe Portugalisë.
Stadiumi i Stuttgartit pret 5 duele të Euro 2024, edhe një nga takimet çerekfinale./Alfapress.al
-
-
Heidi Klum një selfie me bashkëshortin e saj nga fillimi i Euro 2024
15 Qershor, 11:01 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



