Misioni arab, Napoli drejt Superkupës së tretë historike

Romelu Lukaku niset me shokët e skuadrës për në Arabinë Saudite për Superkupën e Italisë. Sfida e parë është gjysmëfinalja ndaj Milanit, më 18 dhjetor, një datë që tifozët duhet ta shënojnë me të kuqe.
“Big Rom” mund të ulet komod në stol dhe të kthehet mes të thirrurve për herë të parë pas 4 muajsh që nga dëmtimi në “Castel di Sangro”.
Për të kapërcyer dëmtimin e rëndë të muskulit të femurit, sulmuesi belg vendosi të mos operohet dhe të ndjekë një terapi konservative. Një operacion do të kishte kërkuar më shumë kohë rikuperimi dhe rreziku do të ishte të arrinte te Kampionati Botëror jashtë forme.
Megjithatë, terapia konservative ka të kundërtat e saj. Rikthimi në fushë duhet të jetë gradual dhe nuk është e garantuar që ka funksionuar plotësisht. Lukaku ndodhet tashmë një muaj në Napoli dhe po vijon procesin e tij të rehabilitimit.
Pesha e trupit është normale, por kondicioni atletik është ende larg asaj forme të dukshme gjatë përgatitjeve verore në Dimaro dhe “Castel di Sangro”, ku ai dukej në formë të shkëlqyer.
Tani duhet ta rikthejë atë nivel. Në Arabinë Saudite, Lukaku me shumë gjasa nuk do të luajë. Konte e mori me vete për të qenë pjesë e grupit, në stol, dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës.
Është e rëndësishme që “Big Rom” të jetojë ambientin e dhomave së zhveshjeve dhe të japë kontributin e tij për ekipin. Rikthimi i tij në fushë do të vendoset në janar. Stafi i Napolit dëshiron të sigurohet që Lukaku të mos rrezikojë asgjë, edhe për vetëm 10 minuta lojë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
