"Suel Çela ndihmoi Berishën për Rithemelimin"/ Kur Gaz Bardhi lëshonte akuza të rënda për shefin aktual!

17 Dhjetor 2025, 16:51 / POLITIKË ALFA PRESS

"Suel Çela ndihmoi Berishën për Rithemelimin"/ Kur

Së fundmi debatet në PD kanë prekur notat e absurdit, pasi takimet e Salianjit në disa zona kanë sjellë dhe një sërë akuzash për këtë të fundit.

Ishte Flamur Noka në fillim, por më pas dhe Berisha që e akuzuan Salianjin si bashkëpunëtor me Suel Çelën, ku sipas tyre ky i ka mundësuar takimin me demokratët në Elbasan, zhvilluar ditën e djeshme (16 dhjetor).

Përdorimi i emrit Suel Çela, një emër i shumëpërfolur në botën e krimit, nuk është hera e parë e parë që përdoret nga PD.

Para 3 vitesh ishte Gaz Bardhi, asokohe i pozicionuar kundër Berishës.

Në atë kohë, Bardhi denoncoi se Suel Çela kishte mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar me dijeninë e Berishës dhe Flamur Nokës, duke thënë:

"Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.
E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela."-tha Bardhi në 2021.

Sipas dosjes së SPAK, Suel Çela ka qenë i angazhuar në manovra për të dëmtuar kundërshtarët politikë të Berishës.

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.

 

Po ndodh...