Kualifikimi i Juventusit në Champions zgjat kontratë e Igorit, por torinezët janë të avantazhuar
26 Maj 2025, 16:13 / SPORT

Me kualifikimin e Juventusit në Ligën e Kampioneve, është aktivizuar automatikisht zgjatja e kontratës së trajnerit Igor Tudor deri në vitin 2026.
Ky ishte një kusht i parashikuar në marrëveshjen mes palëve, ku, në rast suksesi në kampionat, rinovimi do të hynte në fuqi automatikisht, edhe pse klubi ruan të drejtën për të ndërprerë bashkëpunimin, duke paguar një klauzolë largimi.
Megjithatë, e ardhmja e stolit bardhezi mbetet në qendër të spekulimeve. Emri i Antonio Kontes përmendet gjithnjë e më shpesh si një kandidat serioz për rikthimin te “Zonja e Vjetër”, duke e lënë të hapur çdo skenar për sezonin e ardhshëm. Shanset që Tudor të qëndrojë janë shumë të ulëta, por këtë herë Juventusi duhet të paguajë për të prishur kontratën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




