Kategoria Superiore/ Bylis bën surprizën e madhe, mund Vllazninë
29 Nëntor 2024, 17:52 / SPORT

Bylisi ka fituar 1-0 përballë Vllaznisë në Ballsh. Golin e vetëm të sfidës së vlefshme për javën e 15-të të Superiores e shënoi Malomo.
Ishte minuta e 10-të e takimit që nisi në orën 13:30, kur Malomo tundi rrjetën e portierit Qarri.
Vllaznia pati rastet e saj për barazimin, por nuk ia doli për shkak dhe të paraqitjes pozitive nga portieri Hasanbelli.
Pas këtij rezultati, Bylisi parakalon Laçin duke e lënë në vendin e fundit.
Bardhezinjtë kanë një ndeshje më tepër për të luajtur. Ndërkohë Vllaznia mbetet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Partizani kryesues që luan derbin me Tiranën të dielën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
