Kanë më shumë ndjekës në TV dhe tifozë në stadiume, Barça mund Realin edhe në shifra

“Barlovento Comunicación”, një kompani e specializuar në audiencë, ka publikuar raportin mbi monitorimin e audiencës së LaLiga në televizion në këto 19 ndeshjet e para në Divizionin e Parë. Të dhënat pasqyrojnë udhëheqjen e Barcelonës si skuadra më e ndjekur deri më tani në këtë raund të parë me një mesatare prej 1,658,000 shikuesish unikë për ndeshje.
Një lidership i padiskutueshëm i skuadrës “blaugrana”, e cila ka lënë pas edhe në këtë “përballje” rivalët e tyre të përjtshëm madrilenët e Realit me me vetëm 2,000 shikues më shumë mesatarja e të cilëve është 1,656,000. Atlétiko e Madridit ngjitet në vendin e tretë dhe e rrëmben atë nga Betis me 965,000 ndërsa bardheblutë gëzojnë 743,000. Athletik Bilbao (665,000), Valencia (661,000) dhe Sevija (645,000) janë të radhës në renditje.
Vendi i tetë i Espanjol shquhet me një mesatare prej 640,000, 13,000 më shumë se Vijarreali, i cili në renditje është i treti. Por nuk duhet harruar edhe fakti që “kanarinat” janë distrikt i vogël me jo më shumë se 50.000 banorë.
Vendi i fundit shkon në Majorkën, ku me sa duket plazhet dhe turizmi gjatë gjithë vitin dominojnëmbi futbollin me mesatarisht 505,000 ndjekës në televizion. Barcelona gjithashtu kryeson numrin e përgjithshëm të spektatorëve në këto nëntëmbëdhjetë të para me 7,816,000 spektatorë. Këtu udhëheqja e tyre ndaj Real Madridit është më e qartë sepse klubi i bardhë ka gjithsej 7,661,000.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128