Interi siguron brazilianin Luis Henrique. Marrëveshja arrihet për 23 milionë euro, plus bonuse

Interi është gati të realizojë goditjen e dytë të merkatos verore, pas transferimit të Sucic, duke siguruar nga Olympique Marseille shërbimet e anësorit brazilian Luis Henrique. Siç raporton “TuttoMercatoWeb”, zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me klubin francez në bazën e 23 milionë eurove fikse, plus bonuse.
Lojtari pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Interin, me opsion për një vit shtesë, me pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon. Luis Henrique mund t’i bashkohet skuadrës së Interit që javën e ardhshme, në prag të Kupës së Botës për Klube.
I thirrur për të ofruar një alternativë në krahun e djathtë për Denzel Dumfries, lojtari i lindur në vitin 2001 ka regjistruar 35 paraqitje këtë sezon me fanellën e Marseille, mes kampionatit dhe kupës kombëtare, duke kontribuar me 9 gola dhe 10 asiste.
I preferuari i trajnerit Roberto De Zerbi, Luis Henrique ishte lojtari i tretë më i përdorur i Marseille me 2800 minuta të luajtura, i tejkaluar vetëm nga Greenwood dhe Hojbjerg.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
