Humbje e ëmbël e Milanit në Europa League, kuqezinjtë kualifikohen në çerekfinale

Milan është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Europa League.
Pas suksesit të pastër 3-0 ndaj Rennes në Milano, në Francë kuqezinjtë humbën 3-2 por presin biletën pas rezultatit të përgjithshëm 5-3.
Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 11-të, me anë të francezit Benjamin Bourigeaud, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, kuqezinjtë reaguan shpejt dhe vendosën ekuilibrat me Jovic, pas një asisti të Theo Hernandez.
Rennes e filloi mirë pjesën e dytë, teksa pretendoi penallti, pas një rrëzimi në zonë. I vetëm përballë portierit në të 48-tën, Leao gaboi, duke shpërdoruar një rast të artë.
Trajneri i skuadrës nga Milano, Pioli i kishte dhënë freskinë e duhur skuadrës, duke bërë një rotacion të kuptueshëm në formacion. Simone Kjaer shkaktoi penallti në minutën e 53-të, 11-metërsh që u ekzekutua me mjeshtëri nga Bourigeaud.
Me rezultatin 2-1 në favor të Rennes, sfida dhuroi spektakël, me skuadrat që bënë një lojë mjaft të hapur. Nuk vonoi shumë goli i barazimit, finalizim perfekt i një kundërsulmi nga Leao.
Të besuarit e Julien Stephan rikthyen epërsinë të 67-tën me penallti, sërish me Bourigeaud, ndërsa sfida do të mbyllej 3-2.
Në ndeshjen tjetër, Benfica barazoi pa gola ndaj Toulouse, por triumfi 1-2 i portugezëve në aktin e parë gëzon Di Marian me shokë.
Në Conference League, zhgënjen Betis. Spanjollët humbën 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërsa sonte barazimi 1-1 kualifikoi kroatët.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



