FOTO/ “Studenti dhe mësuesi”, Interi publikon postimin e veçantë me dyshen Asllani-Çalhanollu

Kristjan Asllani u transferua te Interi me idenë që në të ardhmen të bëje zëvendësin e Marcelo Brozoviç. Por me largimin e kroatit drejt Arabisë Saudite, ai ka gjetur një ”mjeshtër” tjetër për të marrë si shembull.
Hakan Çalhanollu po tregon se është një ndër më të mirët në rolin e regjisorit para mbrojtjes dhe nuk është rastësi që turku është i paprekshëm në radhët e skuadrës së Inzagit që po bën shumë mirë në këtë sezon.
Zëvendësuesi i tij është pikërisht Asllani, i cili merr vendin në fushë të turkut sa herë që ky i fundit ka nevojë për frymëmarrje.
Edhe vetë klubi i Interit e sheh në të njëjtën mënyrë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që po mëson nga ajo që po shfaq turku në fushën e lojës me fanellën zikaltër. Kjo kuptohet edhe nga postimi i sotëm në rrjete sociale ku shfaqeshin të dy futbollistët.
“Studenti dhe mësuesi” ishte diçitura që shoqëronte foton e dy mesfushorëve, që mori komente të shumta nga tifozët të cilët vlerësoni aftësitë e të dy lojtarëve.

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


