Goditi me taka në fytyrë Donnarumman, lojtari i Monacos i kërkon ndjesë portierit

19 Dhjetor 2024, 16:24 / SPORT ALFA PRESS

Goditi me taka në fytyrë Donnarumman, lojtari i Monacos i kërkon

Mbrëmë, pamjet e përplasjes midis Wilfred Singo dhe Gianluigi Donnarumma-s në minutën e 22-të të ndeshjes PSG-Monako bënë xhiron e botës.

Në përpjekje për të ndalur një tentativë parabolike drejt portës, portieri i Paris Saint-Germain u godit nga takat e këpucës së Singo-s, duke e lënë portierin e Kombëtares Italiane të shtrirë në tokë me fytyrën e përgjakur.

Përplasja e detyroi Luis Enrique-n ta zëvendësonte italianin me Safonov.

Donnarumma mori dhjetë qepje në faqe të djathtë dhe kishte ende gjurmë gjaku nga goditja e rëndë në fytyrë. Dëmtimet ishin të konsiderueshme, dhe siç raportoi RMC Sport, kishte më shumë:

‘Donnarumma nuk e pëlqeu aspak mungesën e ndëshkimit ndaj Singo-s nga arbitri François Letexier. Gjatë pushimit, në korridoret e stadiumit, ai shprehu pakënaqësinë e tij.’

Përmes Instagram-it, lojtari i Monakos, duke shkruar edhe në italisht (pas katër viteve te Torino mes 2019 dhe 2023), u shpreh: “Dua t’i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma-s. Veprimi im sigurisht që nuk ishte i qëllimshëm; vetëm më vonë munda ta kuptoja që ai kishte një plagë serioze në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë.”

 

Po ndodh...

ide