Gjermania në dilemë për portierin e Botërorit

Kombëtarja gjermane i mbylli me sukses kualifikueset të hënën mbrëma, me një paraqitje madhështore 6-0 ndaj Sllovakisë.
Pas ndeshjes, trajneri Julian Nagelsman komentoi edhe për çështjen e portierit, por deklaratat e tij nuk sollën shumë qartësi.
Në garën për fanellën e titullarit mes shtyllave, aktualisht duket se avantazhin e ka Oliver Bauman i Hofenhajm.
35-vjeçari luajti në të gjashtë ndeshjet e kualifikueseve dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
“Jo, e kemi trajtuar mjaftueshëm temën e portierit,” u shmang Nagelsman.
Ai shtoi se Bauman është “një djalë fantastik dhe i përulur. Ne jemi shumë të kënaqur me të për momentin; po bën një punë të shkëlqyer.
Do të shohim çfarë do të ndodh vitin e ardhshëm”, por njëkohësisht la të kuptohet se pozita e Bauman si numër një nuk është e garantuar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


