Europa League / Stuttgart-i “siguron” kualifikimin, barazim në Athinë mes Panathinaikos dhe Viktoria Plzen

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të playoffit mes Panathinaikos dhe Viktoria Plzen.
Në ndeshjen e zhvilluar në Athinë, skuadrat u ndanë me barazimin 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Viktoria Plzen e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutën e 11 zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar nga Visinsky pas një asisti të dhënë nga Cerv. Në minutën e 31, shpërtheu festa në Athinë pasi Panathinaikos barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Tetteh, shifra që mbetën të tilla deri në fund të 45 minutëshit të parë. Pas pushimit të ndeshjes, Panathinaikos përmbysi gjithçka duke shënuar golin e dytë, sëriush me Tetteh për të çuar shifrat në 2-1. Por Viktoria Plzen kishte ende për të thënë dhe barazoi shifrat në 2-2 me golin e Ladra
Stuttgart mori një sukses të rëndësishëm në Skoci përsa i përket çështjes së kualifikimit teksa mundi Celtic me rezultatin 4-1. Vetëm 15 minuta priti Stuttgart për të marrë avantazhin 1-0 me golin e Khanouss, por Celtic reagoi shumë shpejt teksa 6 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Nygren. Gjermanët nuk i dekurajuan dhe në të 28 u rikthyen në avantazh, sërish me Khanouss. Me avantazhin 2-1 të stuttgart skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë Stuttgart shënoi edhe golin e tretë me Leweling për të cuar shifrat në 3-1 dhe për të marrë një fitore që i sjell në horizont fazën e 1/8 të finaleve, pasi rezultati përfundimtar shkoi ne 4-1.
Ludogorets shënoi në minutën e 24 të pjesës së parë me Duah, por përgjigjia e skuadrës hungareze ishte shumë e shpejtë me Ferencvaros që në minutën e 27 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Dele. Në pjesën e dytë skuadra bullgare mori sërish avantazhin në 2-1 teksa shënoi me Son.
Crvena Zvezda befason tifozët francezë teksa mundi Lille në shtëpinë e saj me rezultatin 1-0. Fati i kësaj ndeshjeje u përcaktua që fundin e pjesës së parë kur Tebo Uchenna shënoi për skuadrën serbe që shkon me një avantazh të mirë në ndeshjen e kthimit.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
