“Shumë e trishtueshme”- Trump flet për Princin Andrew pas përfshirjes në Dosjen Epstein: Më vjen keq për familjen mbretërore

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si “shumë të trishtueshme” çështjen e Prince Andrew, i cili sipas raportimeve u mbajt për 12 orë në polici në lidhje me hetimet për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.
Duke folur me gazetarët që e shoqëronin gjatë udhëtimit të tij në Georgia, Trump komentoi shkurt: “Mendoj se është shumë e trishtueshme. Është shumë keq për familjen mbretërore. Shumë, shumë e trishtueshme. Për mua, është shumë e trishtueshme.”
Presidenti amerikan u ndal edhe te Charles III, për të cilin tha se “me sa duket do të vijë shumë shpejt në vendin tonë”, duke e cilësuar si “një njeri fantastik”.
Sipas mediave britanike, Trump ka bërë deklarata të ngjashme edhe më parë, duke shprehur keqardhje për familjen mbretërore pas heqjes së titujve të Princit Andrew.
Ai shtoi gjithashtu se është “interesante” që për Epstein flitet më shumë tani sesa kur ishte gjallë. “Unë mund të flas për këtë sepse jam shpallur plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë,” tha Trump.
DOOCY: On Prince Andrew, do you think American associates of Jeffrey Epstein will wind up in handcuffs too?
TRUMP: I’m the expert in a way because I’ve been totally exonerated. That’s very nice. I can actually speak about it very nicely. I think it’s a shame. I did nothing. pic.twitter.com/PiGVUfNbzV
— Aaron Rupar (@atrupar) February 19, 2026
I pyetur nëse mendon se mund të arrestohen edhe bashkëpunëtorë amerikanë të Epstein, presidenti përsëriti se është “plotësisht i liruar nga çdo përgjegjësi” dhe theksoi: “Nuk kam bërë asgjë.”
Çështja Epstein dhe lidhjet e tij me figura të njohura vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike, duke shkaktuar reagime në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128