E zbulojnë në Spanjë, shqiptari Zhegrova në orbitën e Barcelonës
31 Mars 2025, 13:32 / SPORT

Edon Zhegrova ka përfunduar në orbitën e Barcelonës. Sipas asaj që shkruan Sport, klubi katalanas pëlqen sulmuesin dardan dhe në verë, mund të bëjë ndonjë lëvizje.
Edhe pse Zhegrova për momentin është i dëmtuar, paraqitjet e tij në këtë sezon te Lille nuk kanë mbetur pa u vënë re. 26-vjeçari ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje kampionati, ndërsa protagonist është shfaqur disa herë në Champions League ndaj skuadrave të mëdha.
Gazeta e njohur spanjolle thekson faktin se anësori ka vendosur të mos rinovojë me klubin francez dhe do të largohet këtë verë. Të reja të rëndësishme priten në verë, teksa përveç Barcelonës, ka interesim edhe nga skuadra të tjera.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
