Lufta në Iran/ Ministri kinez: Pekini dhe Moska të gatshëm të ndërmjetësojnë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme

5 Prill 2026, 20:36 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Iran/ Ministri kinez: Pekini dhe Moska të gatshëm

Kina ka bërë thirrje për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Kina është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Ruse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) me qëllim qetësimin e tensioneve në Lindjen e Mesme”, tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një bisedë me homologun e tij rus Sergey Lavrov. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në rajon.

Sipas Reuters, Wang theksoi se mënyra themelore për të zgjidhur problemin e sigurisë së lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit është arritja e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai shtoi se Kina po mbështet vazhdimisht një zgjidhje politike për vatrat e krizës përmes dialogut dhe negociatave.

Po ndodh...

ide