“Mbi 1 mijë terroristë janë eliminuar”/ Izraeli: Operacionet kundër Hezbollahut do të intensifikohen
5 Prill 2026, 22:32 / BOTA

Forcat izraelite kanë paralajmëruar se operacionet kundër Hezbollahut do të “intensifikohen”.
Gjenerali Eyal Zamir, vizitoi zonën Ras al-Bayda, pika më veriore në Libanin jugor ku trupat izraelite po operojnë aktualisht. Ai theksoi se më shumë se 1 mijë terroristë janë eliminuar që kur nisi lufta më 2 mars.
“Dëmi që i shkaktojmë Hezbollahut do të rritet. Më shumë se 1,000 terroristë të Hezbollahut janë eliminuar” që kur lufta rifilloi më 2 mars”, deklaroi Zamir, duke shtuar: “Ushtria izraelite po rrit sulmet e saj ndaj pozicioneve të Hezbollahut dhe ushtarët po përparojnë në kufi. Ushtria synon të “sprapsë kërcënimin për komunitetet e veriut të Izraelit dhe ne do të qëndrojmë në këtë linjë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128