Tensionet në rajon dhe përshkallëzimi i sulmeve/ Rritje e çmimeve të karburantit në Bullgari, shkak lufta në Iran

Çmimet e karburanteve në Bullgari kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë pesë javëve të para të luftës në Lindjen e Mesme, me naftën që është rritur me 37% dhe benzinën me 18,7%.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, çmimi mesatar i naftës arriti dje në 1,74 euro për litër, nga 1,27 euro që ishte më 28 shkurt, kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit.
Ndërkohë, benzina A95 u rrit në 1,46 euro për litër, nga 1,23 euro në të njëjtën periudhë. Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me tensionet në rajon dhe rritjen e menjëhershme të çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, pas përshkallëzimit të konfliktit dhe sulmeve hakmarrëse nga Irani.
Për të zbutur ndikimin te qytetarët, qeveria teknike e drejtuar nga Andrey Gurov ka miratuar një skemë kompensimi, sipas së cilës konsumatorët mund të përfitojnë 20 euro në muaj nëse çmimi i karburantit kalon 1,60 euro për litër për tre ditë radhazi.
Kjo masë u aktivizua më 24 mars, kur çmimi mesatar i naftës arriti këtë prag. Kompensimi u drejtohet kryesisht qytetarëve me të ardhura më të ulëta, bazuar në kufijtë e varfërisë për vitet 2024 dhe 2025. Ministri i Punës Hasan Ademov bëri të ditur se rreth 50 900 aplikime janë paraqitur për përfitimin e kësaj ndihme, ndërsa pritet që numri të kalojë 60 000 në ditët në vijim.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128