E ndau se ishte “i përsosur”, Kaka i përgjigjet ish-it: Mos detyroni askënd të qëndrojë me ju

Vazhdojnë debatet për ndarjen e Kakásë nga ish-bashkëshortja e tij, Carol Celico.
Ajo pretendoi se u divorcua nga ish-futbollisti i Milanit dhe Realit pasi ishte “shumë perfekt”.
“Ai nuk më tradhtoi kurrë, gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur, diçka mungonte. Problemi është se ai ishte i përsosur për mua,” shpjegoi Celico në një intervistë të fundit, deklaratë që bëri xhiron e botës.
“Kam kaluar një vit duke u përpjekur të përtyp situatën e krijuar”, reagoi Kaka për ndarjen nga Celico.
“Në vitin 2015 isha i martuar dhe bashkëshortja ime në atë kohë vendosi që të ndahej nga unë. Më tha: “Nuk jam e lumtur dhe palumturinë time ia atribuoj martesës”.
“Isha jashtë vendit, jetoja në Shtetet e Bashkuara dhe ajo kërkoi të kthehej në Brazil, fjalët e saj ishin: “Dua të kthehem në Brazil, dua të jetoj atje dhe nuk dua të jem më e martuar. Pastaj lexova librin që titullohej “Prova de Fogo”, një libër i mrekullueshëm për këdo që ka probleme me martesën. E rekomandoj”, rrëfen më tej Kaka.
“Bëra gjithçka që të mos ndodhte divorci, sepse aty hyn konflikti i të krishterit, sepse na mësojnë që i krishteri nuk martohet dhe pastaj divorcohet. Kështu që thashë: “Do të luftoj sa të kem forcë për të luftuar.
Por erdhi një moment kur ajo insistoi dhe tha: “Nuk dua më shumë, thjesht nuk dua”. Këtu historia përfundoi me dy fëmijë të mrekullueshëm: Luca dhe Isabela”, tha Kaka.
“Nëse je i krishterë dhe kërkon Zotin dhe dëshiron të vazhdosh, në rregull, nëse bashkëshorti yt nuk dëshiron, thua amin, shko në paqe. Mos detyroni askënd të qëndrojë me ju”, e mbyll Kaka, në një përgjigje më shumë se të duartrokitur nga ndjekësit e tij.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 16 prill 2024
16 Prill, 07:26 -
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 16 prill
16 Prill, 07:06 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



