E pazakontë në Sarandë/ Shpohen gomat e disa automjeteve gjatë natës, nisin hetimet

20 Dhjetor 2025, 12:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pazakontë në Sarandë/ Shpohen gomat e disa automjeteve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës së të shtunës në qytetin e Sarandës, ku disa automjete të parkuara janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacionit paraprak, incidenti është regjistruar në lagjen nr. 4, në zonën e njohur si magazinat e peshkimit, ku përgjatë një segmenti rruge ishin parkuar mjete në pronësi të banorëve të zonës.

Autorët kanë dëmtuar gomat e rreth tetë automjeteve, duke i shpuar ato.

Policia është njoftuar disa orë më vonë nga një prej pronarëve të mjeteve dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore. Nga verifikimet rezulton se gomat e automjeteve kishin nga një ose dy çarje.

Grupi hetimor dyshon se ngjarja mund të jetë kryer nga një ose disa persona nën efektin e alkoolit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i janë referuar strukturave përkatëse të Policisë së Sarandës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide