Këshilli i Mandateve/ Anëtarët e PD: 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët

20 Dhjetor 2025, 12:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshilli i Mandateve/ Anëtarët e PD: 5 herë u tentua të

Gazment Bardhi zbuloi se gjatë mbledhjes së djeshme, 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale.

“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, ika dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër.

Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve.

I bëj thirrje Niko Perleshit, zbato ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e këshillit në fillim të javës për të dëgjuar argumentet apo mbrojtjen e të pandehurës Belinda Balluku. Të bëhet sa më shpejt që Prokuroria të kryej veprimet e mëtejshme”, tha Bardhi.

Oer Bylykbashi tha se mazhoranca po zvarrit në mënyrë të qëllimshme procedurat për heqjen e imunitetit, me synimin për të penguar drejtësinë.

Sipas tij, deputetët socialistë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po veprojnë me “urdhër të qartë” për të bllokuar dhe vonuar hetimin e Prokurorisë së Posaçme. Qëllimi i kësaj manovre, sipas tij, është t’i jepet kohë ministres Belinda Balluku “të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat”.

“Fare shkurtimisht, më lejoni të ritheksoj një fakt. Detyra e parlamentit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti apo një ministri është fare e thjeshtë. Ai duhet të kontrollojë dhe të verifikojë nëse ekziston një persekutim politik ndaj deputetit apo ministrit që derivon nga vullneti i parlamentit. Nëse një i tillë ekziston, sigurisht mbrohet me imunitet parlamentar.

Po ndodh...

ide