Dy ndeshjet e fundit kualifikueset të Kupës së Botës, trajneri Silvinjo publikon të premten listën
5 Nëntor 2025, 16:30 / SPORT

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.
Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë.
Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
