Dalin formacionet zyrtare/ Si rreshtohen Hungari-Zvicër, Xhaka kërkon 3 pikët e para

15 Qershor 2024, 14:37 / SPORT ALFA PRESS

Dalin formacionet zyrtare/ Si rreshtohen Hungari-Zvicër, Xhaka kërkon
Hungari-Zvicër është dueli i dytë në grupin A të kampionatit europian, që do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “RheinEnergieStadion” të Këlnit.

Ndërsa jemi në prag të kësaj përballjeje, trajnerët Rossi dhe Yakin kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë.

Granit Xhaka është i vetmi shqiptar që aktivizohet nga minuta e parë për Zvicrën, teksa bashkë me Shaqirin u kanë premtuar tifozëve që do ta çojnë ekipin të paktën deri në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e grupit A, ajo mes Gjermanisë dhe Skocisë u luajt mbrëmjen e djeshme, ku përfundoi me fitore me goleadë 5-1 të ekipit organizator.

Formacionet zyrtare

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga | Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah | Trajner: Murat Jakin.

Dalin formacionet zyrtare/ Si rreshtohen Hungari-Zvicër, Xhaka kërkon

 

Po ndodh...

ide