'Broja, takohemi të dielën'/ Mediat angleze shkruajnë për shanset e shqiptarit, Everton e pret sulmuesin “kuqezi” që këtë fundjavë

Takimi ndoshta është lënë për të dielën.
Këtë 1 dhjetor, Evertoni do të luajë në “Old Trafford” ndaj Manchester United dhe trajneri Sean Dyche besohet se do të grubullojë në ekipin e parë edhe Armando Brojën.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëri kthimin e shumëpritur në fushë për Shpresat e klubit liverpulas, duke luajtur 45 minutat e para, e duke dhënë përshtypje mjaft të mirë.
Mediat londineze, që janë pranë tifozëve, shkruajnë se Broja cilësohet në formën e duhur fizikisht, dhe se janë të gjitha shanset që ai të jetë i grumbulluar në ekip për sfidën në stadiumin që mbiquhet “Teatri i Ëndrrave”.
Vetë trajneri Dyche ka thënë se do ta ndjekë gjendjen e 23-vjeçarit hap pas hapi përpara sesa të vendosë, ndërsa vetë futbollisti thotë se mezi pret që të ndihmojë ekipin.
Everton ka shumë nevojë për gola pasi ndodhet në vendin e 15-të në Premier League me 20 skuadra, dhe është ekipi që shënon më pak me përjashtim të Southampton, vetëm 10 gola në 12 javë kampionat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

