Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit

10 Nëntor 2025, 17:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një aksioni politik që synon, sipas tij, largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Berisha sqaroi se platforma do të ketë karakter simbolik dhe do të shërbejë si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ai theksoi se vendosja e saj përpara Kryeministrisë nuk është rastësore, pasi aty ndodhen si zyra e kryeministrit, ashtu edhe ajo e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës, duke i cilësuar ata si përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive në vend.

Sipas Berishës, platforma do të vendoset në ditë të caktuara kryesisht të enjten dhe do të shërbejë si hap i parë drejt organizimit të një proteste të gjerë kombëtare. Ai bëri të ditur se një grup i posaçëm brenda PD-së do të përcaktojë detajet e mëtejshme të aksionit opozitar, ndërsa paralajmëroi se pas vendosjes së platformës, opozita do të kalojë në fazën e protestave masive në mbarë vendin.

Fjala e Berishës

Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?

Sali Berisha: Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime.
Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar.
Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?

Sali Berisha: Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

Pyetje: Një datë për protestën?

Sali Berisha: Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare. 

 

Po ndodh...

ide