Aston Villa dominon finalen me Freiburg, fiton për herë të parë Europa League

20 Maj 2026, 23:25 / SPORT ALFA PRESS
Aston Villa dominon finalen me Freiburg, fiton për herë të

Aston Villa është shpallur fituese e Europa League, pasi mposhti me rezultatin bindës 3-0 Freiburg në finalen e luajtur në Stamboll.

Klubi anglez i dha fund pritjes 44-vjeçare për një trofe europian, duke rikthyer lavdinë në një natë historike për tifozët e “Villans”.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery dominoi finalen nga fillimi deri në fund.

Aston Villa rrezikoi që në minutat e para me Morgan Rogers, ndërsa Freiburgu nuk arriti të përfitonte nga rastet e pakta që krijoi.

Avantazhi erdhi në minutën e 41-të, kur Youri Tielemans realizoi një supergol pas një skeme perfekte nga goditja e këndit.

Vetëm pak minuta më vonë, në shtesën e pjesës së parë, Emiliano Buendía dhuroi një tjetër moment magjik me një goditje fantastike në trekëndësh, duke çuar shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë, Aston Villa vulosi triumfin me golin e tretë të realizuar nga Rogers, i cili finalizoi një asist perfekt të Buendías dhe shoi përfundimisht shpresat e klubit gjerman.

Për Freiburgun, kjo ishte finalja e parë europiane në histori, por skuadra e Julian Schuster nuk arriti të përballonte presionin dhe eksperiencën e anglezëve.

Ky sukses shënon trofeun e pestë të Europa League në karrierën e Unai Emeryt, duke e konfirmuar spanjollin si trajnerin më të suksesshëm në historinë e këtij kompeticioni.

https://streamin.link/v/dcf816f1

https://streamin.link/v/e698d3a7

https://streamin.link/v/eedd614e

Po ndodh...