BE: Shqipëria të përshpejtojë reformat për të mbyllur negociatat në 2027-ën. Lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar urgjente

Delegacioni i BE-së në Tiranë bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se sot u zhvillua një diskutim “produktiv dhe i hapur” mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Sipas delegacionit të BE “ata shkëmbyen mendime mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit dhe çështje urgjente si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mjedisi dhe zbatimi i reformave”.
Gjithashtu, nënvizuan rëndësinë e garantimit të një kuptimi dhe mbështetjeje të gjerë publike për procesin e zgjerimit.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se, “për të arritur objektivin ambicioz të mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e reformave, duke garantuar njëkohësisht cilësinë e tyre gjatë gjithë procesit”.
“Reformat që lidhen me integrimin në BE duhet të përgatiten mirë, të konsultohen gjerësisht me palët përkatëse dhe të zbatohen në mënyrë efektive, për të sjellë përfitime konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve. Dialogu me vendet anëtare të BE-së është gjithashtu thelbësor në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128