Çalhanoglu: Kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme për ndeshjen me Kosovën

Kapiteni i kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu shprehu emocionin e madh përpara finales së sotme, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre që nga viti 2002.
Ai u shpreh i vendosur për ta dërguar Turqinë në Botëror.
“Botërori që e kemi ëndërruar… na ka mbetur vetëm një ndeshje. Jemi shumë afër. Kemi edhe 90 minuta dhe e dimë sa e rëndësishme është. Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë të përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë dhe të bëjmë krenar popullin tonë”.
Çalhanoğlu theksoi se pas dy viteve e gjysmë punë me trajnerin Montella, atmosfera është e shkëlqyer dhe ekipi ndien një “presion të bukur” përpara kësaj sfide jetike.
Lidhur me qasjen ndaj kundërshtarit dhe deklaratat e mëparshme për nënvlerësim, ylli i Interit ishte i prerë duke kërkuar përulësi në fushë.
“Gjatë gjithë jetës sime nuk e kam nënçmuar asnjë kundërshtar. Kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme. Nesër nuk do të fitojë vetëm cilësia, por do të fitojë ai që e jep më shumë zemrën në fushë”, deklaroi ai, duke e distancuar veten nga çdo lloj arrogance.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128