Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Simbol i guximit! Me Kosovën përgjithmonë, me Dardanët!

31 Mars 2026, 18:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Simbol i

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh në facebook në mbështetje të futbollistëve. Në reagimin e saj Osmani ka ndarë edhe një video duke përmbledhur momentet më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe arritjet e vendit ndër vite.

Ajo shprehet se Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave dhe sot qëndron në fushë me dinjitet. Këtë të martë në orën 20:45 do të mbahet edhe ndeshja e Kosovës ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri.

Reagimi në Facebook i Vjosa Osmani:

Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë.

Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës.

Po ndodh...

ide