Shqyrtmi i “arrestit me burg” të Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes

Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni, të cilit pritet t’i shtohen edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë që do të gjykojnë kryebashkiakun.
Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e Veliajt sa i përket masës së arrestit me burg, teksa ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij.
Gjykata e lartë me vendimin e saj për kryebashkiakun do të duhet të arsyetojë nëse është proporcioanle masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128