Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve

26 Dhjetor 2025, 17:19 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas

Pas ditësh të ngarkuara me debate, tensione të larta dhe momente jo të këndshme brenda shtëpisë së Big Brother, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, duke rritur edhe më shumë kureshtjen dhe ankthin mes banorëve.

Ardhja e zarfit vjen pas situatave të fundit të tensionuara, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Dolces dhe Albës.

Sipas asaj që është komentuar brenda shtëpisë, zarf i zi mund të lidhet me incidentin ku Dolce thuhet se e ka shtyrë Albën, një moment që ka shkaktuar diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe te publiku.

Banorët u shfaqën të shqetësuar dhe të tensionuar në momentin kur u bë e ditur mbërritja e zarfit, duke pritur me padurim përmbajtjen e tij dhe vendimin që mund të pasojë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të përmbajë zarf i zi dhe nëse situata mes Dolces dhe Albës do të sjellë ndëshkime apo zhvillime të reja brenda shtëpisë.

Po ndodh...