Pas 5 vjetësh, ndahen yjet e serialit të Netflix

Aktorja amerikane Sarah Shahi dhe aktori australian Adam Demos, të njohur për rolet e tyre në serialin e njohur të Netflix Sex/Life, janë ndarë pas pesë vjetësh lidhje, raporton Page Six.
Edhe pse ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e ndarjes, burime pranë ish-çiftit kanë bërë të ditur se ishte Shahi ajo që vendosi t’i japë fund lidhjes me Demosin.
Çifti u njoh në vitin 2020 gjatë xhirimeve të serialit Sex/Life, ku interpretonin një çift të dashuruar. Kimia e tyre në ekran kaloi shumë shpejt në jetën reale dhe ata e konfirmuan lidhjen në dhjetor të po atij viti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Lidhja e tyre ishte shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa ndarja vjen si një surprizë për fansat e çiftit dhe serialit. Deri tani, as Shahi dhe as Demos nuk kanë komentuar publikisht për ndarjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





