Përshkallëzohen sulmet izraelite në Liban, raportohet për viktima dhe të plagosur

5 Prill 2026, 17:02 / BOTA ALFA PRESS

Përshkallëzohen sulmet izraelite në Liban, raportohet për

Një rritje e ndjeshme e sulmeve ajrore izraelite është regjistruar në Liban në orët e fundit, raportojnë mediat e huaja. Të paktën shtatë sulme u kryen brenda dy-orëshe, duke synuar kryesisht periferitë jugore të Bejrutit. Si pasojë e bombardimeve, të paktën katër persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihen shkatërrime të mëdha në një lagje të dendur me popullsi, ku banorët mbartën të plagosurit e mbështjellë me batanije përmes reve të pluhurit dhe mbeturinave.

Po ndodh...

ide