Një shekull nga lindja e Marilyn Monroe, përkujtohet me mbi 1000 sozi në rrugët e Kalifornisë

Një aktivitet i veçantë u mbajt në Palm Springs, Kaliforni, për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së modeles, aktores dhe këngëtares Marilyn Monroe.
Më shumë se 1000 fansa të yllit legjendar të Hollivudit u mblodhën të veshur me fustanin e bardhë ikonik që ajo mbante veshur në filmin “The Seven Year Itch”, duke krijuar një spektakël spektakolar kushtuar kujtimit të saj.
Pjesëmarrja i tejkaloi të gjitha pritjet, me një total prej 1,037 personash të veshur si Marilyn Monroe, duke thyer rekordin botëror për grumbullimin më të madh të sozive të Marilyn Monroe.
Rekordi i mëparshëm, i vendosur në Australi në vitin 2020, ishte 254 pjesëmarrës.
Rrugët e Palm Springs ishin të mbushura me paruke bjonde, fustane të bardha dhe referenca për momentet më ikonike të karrierës së Monroe-s.
Pjesëmarrësit pozuan për foto pranë statujës së famshme të aktores, kërcyen, kënduan dhe riprodhuan imazhe ikonike që janë shoqëruar me personalitetin e saj publik.
Eventi ishte një homazh për një nga figurat më të njohura në kulturën pop globale, duke vërtetuar se, gjashtë dekada pas vdekjes së saj, sharmi dhe ndikimi i Marilyn Monroe mbeten të pamohueshme.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128