“Në shtëpi!”/ Dua Lipa feston Pashkët në jug të Shqipërisë, këngëtarja me famë botërore dhe partneri i saj kalojnë pushimet në det
21 Prill 2025, 20:39 / SHOWBIZ

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur të festojë Pashkët me të dashurin e saj në Shqipëri.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë momente nga pushimet në jug të vendit krah aktorit Callum Turner.
“Pashkë në shtëpi!”- ka shkruar ajo krahas fotove me Turner dhe të sajat e veshur me bikini duke shijuar diellin dhe detin.
Kujtojmë se lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar dhe me pas ata zyrtarizuan romancën mes tyre.
Shpesh Dua i ka bërë dedikime të veçanta Callum, si ai për ditëlindjen e tij, ku ajo shkruante: “Gëzuar ditëlindjen personi im i preferuar në botë”.








Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


