Ndahet nga jeta Valentino, stilisti i njohur i modës

Stilisti i njohur i modës së lartë ndërkombëtare Valentino Garavani ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti: "Stilisti ndërroi jetë në paqe në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga dashuria e të dashurve të tij."
Valentino Clemente Ludovico Garavani, i njohur nga të gjithë si Valentino, lindi më 11 maj 1932, në Voghera, në provincën e Pavias. Pasioni i tij për modën, i mbështetur nga prindërit e tij Mauro Garavani dhe Teresa de Biaggi, e shtyu atë të studionte modë dhe frëngjisht, përpara se të transferohej në Paris për të ndjekur mundësi të reja. Ky ishte vetëm fillimi i një karriere të gjatë dhe rekordthyese që e bëri atë të bëhej një nga emrat më legjendarë në modën italiane dhe ndërkombëtare. Ai ishte krijuesi i nuancës më ikonike të së kuqes.
Në Paris, Valentino punoi si praktikant te Jean Dessès dhe Guy Laroche, përpara se të kthehej në Itali për të thelluar përvojën e tij, fillimisht tek Emilio Schuberth dhe më pas te Vincenzo Ferdinandi. Shtëpia e modës Valentino u themelua në vitin 1957 dhe në vitin 1959 Valentino hapi atelienë e tij të parë në Via Condotti në Romë.
Fillimi nuk ishte i lehtë, pasi partnerët, pas një investimi fillestar, vendosën të tërhiqeshin. Pika e kthesës erdhi me hyrjen në shoqërinë e partnerit të tyre Giancarlo Giammetti, një student arkitekture të cilin Valentino e kishte takuar në një bar në kryeqytet në vitin 1960.
Ishte fillimi i një partneriteti që zgjati gjithë jetën. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Valentino punoi me shumë gra të shoqërisë ndërkombëtar, nga marrëdhënia e tij e gjatë me Jacqueline Bouvier Kennedy Onassis, e cila filloi në vitin 1964, deri te Elizabeth Taylor, Sharon Stone dhe Linda Evangelista.
Pas një karriere të gjatë, Valentino Garavani dha dorëheqjen nga drejtimi i shtëpisë së tij të modës në vitin 2007. Në korrik 2012, shtëpia iu shit kompanisë katariane Mayhoola për Investime dhe në vitin 2023, grupi Kering bleu 30% të aksioneve të Grupit Valentino për 1.7 miliardë euro. Në vitin 2016, së bashku me Giammetti, ai krijoi Fondacionin Valentino me një qëllim thjesht filantropik.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
