“Kam turp t’ja them”, cili nga djemtë e BBVK ka shprehur pëlqim për Hygertën?

Mbrëmja e djeshme në “Darkën e të Nominuarve” solli një moment të shumëpritur nga publiku, teksa u diskutua hapur për komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në shtëpi rreth një pëlqimi të mundshëm të Nailirit për Hygertën. Situata, e cila prej disa ditësh ka ndezur bisedat mes banorëve dhe rrjetet sociale, mori një tjetër kthesë pas deklaratave të dy protagonistëve.
I pyetur drejtpërdrejt për temën, Nailiri u shpreh me një dozë ironie, duke mohuar se ai e ka shprehur ndonjëherë vetë pëlqimin ndaj Hygertës
“Kam turp t’ia shpreh në sy. Nga respekti që kam për ty, thjesht kam zor me ta thënë në sy,” tha ai, duke nënvizuar se ideja e një pëlqimi është një interpretim i bërë nga Alba, e jo një deklaratë që ka dalë nga goja e tij.
Me këtë koment, Nailiri u mundua të qartësojë se çështja është ekzagjeruar në shtëpi, dhe se ai nuk ka artikuluar asnjë ndjenjë të tillë. Gjithsesi, mënyra ironike e shprehjes la vend edhe për interpretime të tjera, çka e bëri atmosferën në studio edhe më të tensionuar.
Pas fjalës së tij, edhe Hygerta u kërkua të komentonte gjithë situatën. Ajo mbajti një qëndrim të qetë dhe diplomatik, duke thënë:
“Unë mendoj se e ka thënë në kuptimin e femrës së pjekur.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
