Instagram-i i Benitës zhduket mistershëm, çfarë ndodhi me të?

Një situatë e papritur ka shqetësuar ndjekësit e Benita Zenës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova, pas zhdukjes së papritur të përmbajtjes së profilit të saj zyrtar në Instagram. Gjatë orëve të fundit, fansat që kanë tentuar të vizitojnë llogarinë e saj janë përballur me mesazhet “User not found” dhe “No posts yet”, duke ngjallur dyshime të forta mbi statusin e faqes së saj.
Ngjarja ka ndezur menjëherë spekulime se bukuroshja mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik, ku persona të paautorizuar mund të kenë marrë aksesin e saj në Instagram. Ndërkohë, ndjekësit e saj, të cilët e ndiqnin përmes mijëra postimeve dhe storieve, janë shprehur të shqetësuar dhe të hutuar për këtë situatë të papritur.
Deri më tani, Benita Zena nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar përmes kanaleve të tjera sociale apo mediave, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një hakim të vërtetë, për një problem teknik të platformës, apo për një vendim të vetëdijshëm për të fshirë përmbajtjen e profilit.
Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë përdoruesit që hasin situata të tilla të ruajnë qetësinë, ndërsa procesi i rikthimit të aksesit mund të kërkojë verifikime të shumta dhe ndërhyrje nga vetë platforma. Mbetet për t’u parë si do të vijojnë gjërat.

Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128